Sina 98 shpk është një prodhues i rëndësishëm i të betonit.
Ajo vepron gjithashtu në sektorin e inerteve, gërmimeve të specializuara apo pilotime duke përdorur sonda me teknologji të avancuar. Kompania ka një shtrirje të gjerë në te gjithë vendin duke u bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të betonit, inerteve e shërbimeve në Shqipëri
Në përputhje me politikat dhe teknologjitë e reja, Sina 98 ka vënë në fokus të fortë produktet e reja dhe shërbimet për industrinë e ndërtimit. Strategjia e marketingut është përqëndruar në zhvillimin e zbatimeve për restaurime strukturore, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe në fushën industriale apo dhe të tjera aplikime që lidhen me akustiken, punime ujore e detare etj.rnrnImpianti i betonit, i çertifikuar në përputhje me standartet europiane të ndërtimit, është i automatizuar dhe i aftë për të siguruar një produkt me cilësi të lartë dhe me karakteristikat që lejojnë krijimin e strukturave të sigurta dhe të qëndrueshme të betonit.
Në sajë të personelit dhe paisjeve të kontrollit, laboratori ynë lejon dhe luan një rol vendimtar në kryerjen e kontrollit dhe dhënien e garancive të produktit për konsumatorin.
Sina98 ka kontribuar në realizimin e veprave të rëndësishme publike e private në mbarë Shqipërinë, ndër të cilat theksojmë punimet në Sheshin Skenderbej Tiranë, Hidrocentrali i Ashtës Bushat, Katedralja e Kishës Ortodokse Tiranë e dhjetra ndërtime të tjera me karakter urban e civil.
Përmes aktiviteteve të Qendrës për Kërkime, partnere e Sina 98 e nga më të avancuarat në Evropë, kompania synon të parashikojë tendencat dhe kërkesat e tregut, duke i dhënë prioritet çështjeve mjedisore dhe optimizimin e burimeve.