Prodhimi i betonit
Impianti i prodhimit të betonit
Furnizim i dyfishtë Impianti garanton ngarkim të njëkohshëm të dy autobetonierave, ka një agregat për ndarjen në 5-6 klasë dhe me komandim tërësisht të automatizuar. Prodhimi i betonit përcillet direkt në kamiona vetpërzierës dhe arrin në kapacitet maksimal rreth 220 m3/ H ose 110 m3/ H për çdo pikë furnizimi mik me mjedisin sistemet e pluhurkapjes në pikën e ngarkimit janë të gatshëm dhe me filtra me fuqi thithje të lartë, të pozicionuar në tokë me kapacitetit thitheje që varion nga 6500-8500 m3. / h. Qendra e impiantit është e kompletuar me një sistem për drejtim të automatizuar dhe mbikqyrjen e kantierit, me qender kontrolli të informatizuar, me ekran ku lexohet dhe orkestrohet gjithshka nga mbikqyrësi i prodhimit, i cili heton e korrigjon të dhënat për përbërjen dhe peshën e dozave të shtesave të domosdoshme teknologjike. Kontrolli i plotë i gjithë ciklit të prodhimit përfshin dhe lagështinë e prodhimit . Çdo cikël dozimi është i ruajtur dhe vënë në dispozicion për provë laboratori ose eksportimin e të dhënave të ngarkesës. Impianti plotëson të gjitha standartet teknike dhe mjedisore të parashikuara nga legjislacioni shqiptar, duke paraprirë edhe plotësimin e atyre europiane.