Sina98 shpk. Rruga: Ali Demi, Shkoze, Tirane, Albania. Tel / Fax: + 355 4 359 514 email: info@sina98.al

Kantieri i prodhimit të inerteve

Kantieri i prodhimit të inerteve Qafëpriskë
Kantieri për prodhimin e inerteve të Sina98 shpk është i vendosur në Qafëpriskë. Në këtë kantier prodhohet çakull 8-12 mm dhe 12-20 mm, granil 4-8 mm dhe me shumë dimensione, rërë dhe granil standart shqiptar S SH EN 12620 : 2004. Gjithashtu ky kantier prodhon stabilizant për shtrime rrugësh apo përdorime të tjera si dhe çakull sipas porosisë së klientit. Kapaciteti i impiantit të inerteve shkon deri në 100 m3/orë. Për prodhimin e inerteve sipas standarteve shoqëria Sina98 ka hartuar një Deklaratë Konformiteti dhe garanton të gjitha cilësitë e kërkuara.Ky kantier punon për të plotësuar nevojat e firmës dhe për të tretë. Impiantet janë të automatizuara dhe miqësore me mjedisin sepse Sina 98 mbrojtjen dhe ruajtjen e parametrive mjedisorë nuk e shef si parametër të dorës së dytë, por si prioritet thelbësor.