Sina98 shpk. Rruga: Ali Demi, Shkoze, Tirane, Albania. Tel / Fax: + 355 4 359 514 email: info@sina98.al

Hapet sheshi Skënderbej

Sina 98 duke pilotuar bazën e monumentit
Sheshi "Skënderbej", me një sipërfaqe prej afro 40 mijë m², i cili ka marrë tashmë formën e një qendre funksionale për qytetarët, u hap. rnPunimet në qendrën e Tiranës u realizuan në kohë, duke bërë të mundur që sheshi "Skendërbej" të jetë i kalueshëm, që sot për mjete e këmbësorë. rnNë funksion të ndërhyrjes emergjente që ndërmori Bashkia për lehtësimin e trafikut në Tiranë, Këshilli Bashkiak miratoi projektin për rehabilitimin e sheshit në qendër të Tiranës, i cili synon ta kthejë atë në një shesh për këmbësorët, por pa eliminuar lëvizjen e automjeteve që do të bëhen nëpërmjet rrugëve nëntokësore. rnRehabilitimi ka të bëjë me ndërtimin e aksit të qarkullimit të makinave, për të shfryrë trafikun e rënduar në qendër të Tiranë.rnSina 98 kreu të gjitha punimet që lidheshin me diafragmat, germimet apo pilotimet, ku mbi të gjitha mbizotëroi cilësia e lartë e punimeve dhe përmbushja e detyrimeve në kohë.